75 Mall Live Search
20:08 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / AR

Raporti i Klodit dhe Londrimit, reagon Vullneti

“Big Brother VIP Kosova 4” po vazhdon të ndezë debatet mes publikut dhe banorëve.

Klodiani dhe Londrimi janë dy ndër banorët më të komentuar këtë sezon, për shkak të afërsisë dhe momenteve të veçanta që kanë shpërthyer si “flirte” brenda shtëpisë, shkruan Indeksonline.

Nga ana tjetër, ish-banori i BBVK, Vullnet Krasniqi, ka reaguar duke komentuar situatën.

 Ai ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po sillet Klodiani ndaj Londrimit, duke u shprehur se ai po e përdor situatën “shumë keq”.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe interesante për publikun, ndërsa çdo lëvizje e Klodit dhe Londrimit po analizohet shikuesit.

 Se çfarë do të ndodhë më tej, mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: BBVK po ofron spektakël dhe emocione të forta për fansat./Indeksonline/