75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / L A

Shënoi 38 pikë, por Donçiq befason të gjithë: Humbja erdhi për fajin tim!

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje së fundi në NBA.

Ata u mposhtën nga Phoenix Suns me rezultat 125-108, duke e ndalur ecurinë e fitoreve të gjigantit kalifornian në Konferencën Perëndimore.

Pas kësaj ndeshje ylli i skuadrës, Luka Donçiq foli në konferencën për shtyp ku fajësoi veten për këtë humbje.

“Ishte faji im. Nuk duhet të kisha nëntë humbje topi në një ndeshje”, deklaroi slloveni.

Donçiq, ndeshjen e përfundoi me 38 pikë, 11 reboundsa dhe 5 asistime por që nuk i mjaftoi Lakersave të shmangin humbjen./IndeksOnline/