75 Mall Live Search
15:25 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / L A

Superkupa italiane 2025, zbulohet topi zyrtar i ndeshjes

Serie A dhe Puma kanë zbuluar topin e ndeshjes që do të përdoret në Superkupën e ardhshme italiane.

Edhe sivjet Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Riad nga 18 deri më 22 dhjetor, për edicionin e 38-të të EA SPORTS FC, një garë që do të zhvillohet me një format me katër ekipe.

Superkupa italiane përfshin dy gjysmëfinale eliminatore (Napoli kundër Milan më 18 dhjetor 2025 dhe Bologna kundër Inter më 19 dhjetor 2025) dhe finalen më 22 dhjetor 2025.

Pamja premium e PUMA Orbita me ngjyrat Gold feston përsosmërinë sportive të katër klubeve pjesëmarrëse në garë.