75 Mall Live Search
15:27 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / Z S

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve për dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit lidhur me rastin e parë IPK kishte pranuar informacione dhe është duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes.

Ndërsa në rastin tjetër që është raportuar në Fushë Kosovë, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes.

Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarët në fjalë kurse rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për veprën penale “Kanosje”./Indeksonline/