75 Mall Live Search
18:41 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / MSH

Izraeli: Mund të krijohet një marrëveshje me Sirinë për të krijuar një zonë neutrale

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur besimplotë për arritjen e një marrëveshje me Sirinë.

Ai tha se priste që autoritetet siriane të krijonin një zonë të çmilitarizuar nga Damasku në malin Hermon, por dhe zona të tjera.

Ky reagim i Netanyahut vjen një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte thelbësore që Izraeli të mbante një “dialog të fortë dhe të vërtetë” me Damaskun.

Siria nuk e njeh zyrtarisht Izraelin, i cili ka pushtuar pjesën më të madhe të territorit sirian që nga dhjetori 2024.

Ajo pushtoi Lartësitë e Golanit sirian në luftën e vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi atë, një veprim i njohur nga Shtetet e Bashkuara , por jo nga shumica e vendeve të tjera.