Adelina Berisha solli stil dhe emocion me baladën e re (Video)
Pas këngës së saj të suksesshme “Bonita” këngëtarja e talentuar Adelina Berisha mbrëmë solli projektin e saj më të ri muzikor me titull “S’ta fal”.
Adelina e cila është nga ato të paktat këngëtare që karrierën muzikore e nisi në moshë qysh të re, ndërsa ndër vite pavarësisht konkurrencës ajo arriti t’i mbijetoj skenës muzikore. Madje ajo është një nga këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara të audiecës, shkruan Indeksonline.
Edhe në projektin e fundit muzikor që i takon zhanrit baladë “S’ta fal” ajo erdhi si gjithnjë me plotë stil, ku dominon ngjyra e kuqe, që po i shkon jashtëzakonisht me ngjyrën e flokëve, por që lidhet edhe me ditën e Shën Valentinit.
Ndryshe kjo këngë vetëm brenda pak orësh ka arritur të kap mbi 40 milion klikime./Indeksonline/