75 Mall Live Search
23:26 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / B XH

Bajrami thotë se qeveria në detyrë “po prodhon inflacion” përmes politikave të gabuara

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë në detyre lidhur me shtrenjtimin e kostos së jetesës, duke e bërë atë drejtpërdrejt përgjegjëse për situatën ekonomike.

Gjatë intervistës në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Bajrami argumentoi se rritja e çmimeve nuk është thjesht pasojë e tregjeve globale, por rezultat i politikave të brendshme qeveritare.

Ajo shtoi se kjo shifër është tregues i qartë se “Qeveria në këtë rast është duke prodhuar inflacion”, duke lënë të kuptohet se masat e ndërmarra nga pushteti nuk kanë arritur të frenojnë, por kanë stimuluar rritjen e çmimeve për qytetarët.

“Në muajin e fundit, sipas publikimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ne e kemi pasur një inflacion 5.1 për qind nëse nuk gaboj, ka qenë muaji i fundit inflacioni, sepse Qeveria në këtë rast është duke prodhuar inflacion”, tha ajo.