“Stranger Things” i mbijeton trendit, seriali nuk përdori fare “AI” në sezonin e ri
Me trendin gjithnjë e në rritje për krijim të përmbajtjes me inteligjencë artificiale dhe përdorim të saj në editime filmash, seriali i njohur “Stranger Things” po reziston.
I prodhuar nga Netflix-i, seriali i kategorisë “thriller, horror” nuk ka përdorur fare inteligjencë artificiale për disa skena që kërkojnë punë jashtëzakonisht të madhe, shkruan IndeksOnline.
Bëhet fjalë për një skenë të kthimit në kohë për aktoren Winona Ryder, që luan personazhin e Joyce, e që fansat menduan që mund të kenë përdoru “AI” për shkak të ngjashmërisë së jashtëzakonshme që Joyce e re ka me aktoren.
Por, regjisori e ka bërë këtë gjë në formën klasike: ka rekrutuar një aktore që i ngjan shumë Joyce-it.
:max_bytes(150000):strip_icc()/Stranger-Things-5-120125-038941a484fd497f93e180639450c4d7.jpg)

Kjo gjë iu a bërë përshtypje shumë kritikëve, sidomos tani që “AI” po përdoret për të përgjysmuar barrën e punës.
Seriali i famshëm njihet për ekstremet e tij dhe shfrytëzimin sa më të pak të CGI-së.
Ditë më parë, aktori që luan rolin e Vecna-s, pohoi se ka kaluar çdo ditë më shumë se 8 orë në dhomën e grimit, për t’u përgatitur 100 për qind për pamjen e tij si një karakter prej përbindëshi./IndeksOnline/


