75 Mall Live Search
08:11 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / MSH

Trump: Kam zgjidhur 8 luftëra, e Ukrainës do të jetë e nënta

Donald Trump ka folur me gazetarët përpara një takimi të kabinetit në Uashington.

Ai tha se lufta në Ukrainë është një “rrëmujë” dhe jo një situatë e lehtë për t’u zgjidhur, shkruan Sky News.

“Po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje. Kam zgjidhur tetë luftëra. Kjo do të jetë e nënta dhe njerëzit tanë janë në Rusi tani për të parë nëse mund ta zgjidhim.

Nuk është një situatë e lehtë, më lejoni t’ju them. Çfarë rrëmuje”, shtoi Trump.

Kjo vjen ndërsa Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore në Irlandë, tha në një aktivitet në Dublin se shpejtësia e negociatave të paqes dhe interesi i SHBA-së në negociata, i kishin dhënë atij shkak për optimizëm.

“Sipas fjalëve të mia, pak optimizëm u gjet për shkak të shpejtësisë së negociatave dhe nga ana amerikane, interesit të tyre për këtë”, tha presidenti i Ukrainës.