Dy persona arrestohen për vjedhje të rëndë, në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur më 18 nëntor 2025, rreth orës 04:00 në Vushtrri.
Sipas raportit zyrtar, të dyshuarit kanë depërtuar me forcë brenda një marketi dhe kanë marrë sasi të konsiderueshme të cigareve të llojeve të ndryshme. Veprimet e tyre janë identifikuar përmes hetimeve të policisë, duke çuar në arrestimin e tyre.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe procedurat ligjore të mëtejshme.
Policia apelon te qytetarët për bashkëpunim dhe raportim të rasteve të tilla në kohë./IndeksOnline/

