KQZ mblidhet sërish sot, në rend dite certifikimi i Nismës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sërish sot, me fillim nga ora 14:00.
Në rend dite është vetëm një pikë.
“Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjektit politike “NISMA SOCIALDEMOKRATE”, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.
KQZ dje ka certifikuar 22 subjekte politike, teksa Lista Serbe nuk u certifikua. Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar vendimin e KQZ’së për të mos e certifikuar këtë pari.

