75 Mall Live Search
16:49 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Barcelona dhe Eric Garcia arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me futbollistin Eric Garcia për vazhdimin e kontratës.

Me kontratën e re, mbrojtësi spanjoll do ta vesh fanellën braugrane deri në vitin 2030, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deco.

“Garcia do të nënshkruajë kontratën e re së shpejti”, ka deklaruar legjenda portugeze.

24-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2021, përjashtuar një sezon si i huazuar te skuadra e Gironas./IndeksOnline/