75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / AR

JLo trondit skenën, për pak zbulon pjesën intime

Pasi shkaktoi reagime negative për daljet e saj në një dasmë luksoze në Indi, Jennifer Lopez i ka vënë flakën përsëri mediave sociale, duke u kujtuar fansave figurën e saj përpara rikthimit të saj në skenën e Las Vegasit.

Diva e muzikës, 56 vjeç, postoi një video nga performanca e saj me bikini të vogla, duke treguar barkun e saj të tonifikuar në mënyrë perfekte, si dhe duke u fotografuar nga afër për pak zbuloi pjesën intime, transmeton Indeksonline.

Jennifer Lopez po bën bujë në internet me bikini të vogla, videoja e saj u pëlqye nga 800 mijë njerëz.

Pamja e saj, siç pritej, shkaktoi një mori komentesh, ku shumë prej tyre shprehën admirim për pamjen e saj.

“56? Ku janë ato vite?!??? 😮🔥,” shkroi një ndjekës. “Një trup për të lakmuar 🔥❤️,” shtoi një tjetër.

Këngëtarja performoi në të njëjtin Festival World Pride Music e veshur me disa veshje tërheqëse, përfshirë një kostum trupi ngjyrë argjendi me një dekolte transparente./Indeksonline/