75 Mall Live Search
19:24 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Ia pa sherrin Kosovës, por ish-trajneri i Sllovenisë dëshiron që ”Dardanët” të jenë në Kupën e Botës

Matjazh Kek ia pa sherrin Kosovës, pasi me humbjen në Ljublanë gjatë muajit nëntor, kombëtarja e Sllovenisë mbeti jashtë play-offit të Kupës së Botës.

Pas kësaj, federata sllovene e futbollit vendosi të shkarkojë nga detyra e trajnerit, Matjazh Kek, shkruan IndeksOnline.

Disa javë më vonë, ai tha se do të përkrah Kosovën në play-off dhe dëshiron që të kualifikohet në Kampionatin Botëror.

“Tani pasi Sllovenia nuk është në Botëror, nuk kam probleme për të bërë tifo në Kampionatin Botëror. Çdo gjë është më e lehtë. Dëshiroj që edhe Bosnjë-Hercegovina të kualifikohet, edhe Kosova le të kalojë”, ka deklaruar Kek në një intervistë për mediumin kroat, Sportkse Novosti.

Ai po ashtu ka folur edhe për ndeshjen e fundit, ku Kosova e mposhti Slloveninë në Ljubljanë, me rezultat 2-0 dhe siguroi vendin e dytë në grup, për kualifikueset e Kupës së Botës.

Kek ka thënë se Kosova ka lojtarë të mirë, dhe e kanë merituar fitoren.

“Po, është e pakënaqshme që na ka mposhtur 2:0 në Lubjanë. Para kësaj kemi luajtur në Prishtinë, ndeshjen më të mirë dhe është dashur të fitojmë.

“Kosova na ka treguar se në cilën mënyrë mund të funksionojnë vendet e vogla, me bazë më të vogël të lojtarëve por me cilësi shumë të mirë. Ka fituar shumë lojtarë që luajnë në Gjermani e Spanjë. Kur i ke 7-8 të tillë, formon ekip shumë të mirë. Për mua ishte dëshpëruese, por në anën tjetër e pranoj që Kosova ishte më e mirë”, ka deklaruar Kek.

Kujtojmë që Kosova gjatë muajit mars do të luaj ndaj Sllovakisë në play-off dhe nëse e kalon, në ndeshjen finale përballet me fituesin e takimit Turqi-Rumani./IndeksOnline/