Policia me aksion në Kaçanik, arrestohet një person e sekuestrohen dy armë
Policia e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme një aksion në qytetin e Kaçanikut.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë këtij aksioni është arrestuar edhe një person. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe 67 fishekë.
Njofitimi i Plotë:
Më datën 03.12.2025, rreth orës 17:00, Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me patrullën policore në Kaçanik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndërmarrë një bastisje në shtëpinë e personit A.S (43 vjeç).
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:
– Dy armë zjarri (pistoleta)
– 67 fishekë
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim dhe me vendim të prokurorit të rastit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

