75 Mall Live Search
23:18 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Atë që nuk e bëri Barcelona, e bën Leeds, fiton ndaj Chelseat

Leeds United ka bërë befasinë e mbrëmjes në Premierligë.

Para tifozëve vendas në stadiumin ”Elland Road”, Leeds morri tre pikë ndaj Chelseas, duke e mposhtur me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Vetëm pesë minuta pasi nisi ndeshja, mbrojtësi Jaka Bijol i dha epërsinë skuadrës vendase.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ao Tanaka dyfishoi rezultatin për Leeds United.

Chelsea tentoi të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, duke ngushtuar rezultatin me golin e Pedro Netos, në minutën e 50-të.

Por pas një gabimi amatoresk në mbrojtje, Calvert-Lewin riktheu epërsinë prej dy golave të Leeds, në minutën e 72-të.

Chelsea humbi një tjetër mundësi për të rivalizuar Arsenalin në garën për titull, pasi mbetet në kuotën e 24 pikëve, nëntë më pak se ”Topçinjtë’, duke u renditur në vendin e katërt në tabelë.

Në anën tjetër, Leeds United me këtë fitore shkon nq kuotën e 14 pikë dhe renditet në pozitën e 17-të në Premierligë./IndeksOnline/