Messi: Ne do të tentojmë sërish, ky grup mund të jetë fitues i Kupës së Botës 2026
Lionel Messi u paraqit në një intervistë dhe foli rreth mundësive për të fituar sërish Kupën e Botës 2026.
Argjentina është kampione momentale, por në vitin 2026 do të zhvillohet Kupa e Botës në Amerikë, Kanada dhe Meksikë, shkruan Indeksonline
Messi në këtë intervistë tha se Argjentina është e gatshme për të fituar sërish Botërorin 2026.
“Po, unë besoj se ky grup do të provoj për të fituar sërish Kupën e Botës. Ne do të japim gjithçka, do të luftojmë…”, u shpreh Messi
Kujtojmë që Argjentina është prej të parave që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/

