75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / G T

“Lojë e dobët”, John Terry kritikon Chelsean: Nuk jeni pretendentë për titull kështu…!

Skuadra e Chelseat mbrëmë pësoi një humbje të turpshme ndaj Leeds Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premier League.

Ish-kapiteni i Blutë të Londrës, John Terry ka komentuar këtë humbje në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Në një video të publikuar në appin “tiktok”, Terry u shpreh i mllefosur me këtë disfatë ndaj një rivali lokal si Leedsi.

“Kjo ishte një performancë e dobët. E dija se Leedsi do të ishte më agresivë. Do të ishte një vend armiqësor atje. Atje duhet të shkoni dhe t’i përballoni këto.

“Sigurisht që me këtë performancë juve nuk iu bën pretendentë për titull.

“Ne jemi papërvojë dhe nëse nuk mund ta largosh Leedsin, çfarë mund të presësh atëherë…

“Duhet të shkoni atje, të luftoni, të përballeshit me Leedsin në çdo mënyrë.

“Shumë gabime individuale, nga gjuajtjet e lira, etj!

“Rotacionet nuk janë për mua, nuk mund të ecësh përpara kështu…”, u shpreh tejet i mllefosur ish-kapiteni John Terry

Me këtë humbje, Chelsea bie në pozitën e 4-të me 24 pikë, shumë larg pozitës së parë që mbahet nga Arsenali (33)./Indeksonline/