75 Mall Live Search
13:28 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / G T

Ismet Munishi në listë për t’u bërë trajner i klubit në Superligë?!

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi është në listën e ngushtë për stolin e skuadrës së Superligës së Kosovës, FC Drenica.

Drenica së fundmi largoi nga stoli trajnerin, Bylbyl Sokoli, shkruan Indeksonline

Ne mësojmë se Munishi është një prej kandidatëve të mundshëm për t’u ulur në stolin “kuqezi”.

Por, deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare.

Munishi i cili cilësohet si “baba i futbollit” në Kosovë, së fundmi u largua nga Dukagjini edhe pse kishte rezultate tejet pozitive.

Drenica në 15 ndeshje, ka grumbulluar 17 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të./Indeksonline/