75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / b l

Rrjeti i Grave dënon gjuhën seksiste të Lushtakut ndaj Matoshit: Kjo retorikë ushqen kulturën e dhunës me bazë gjinore

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka dënuar gjuhën e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku që bëri ndaj ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, që tha se “niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.

Në reagim thuhet se gjuha seksiste e përdorur është e papranueshme dhe se godet të gjitha gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe politike. Në të njëjtën kohë vlerësohet se ushqen kulturën e dhunës me bazë gjinore.

“Dënojmë fuqishëm gjuhën denigruese, seksiste dhe krejtësisht të papranueshme të përdorur ndaj deputetes Adriana Matoshi nga Sami Lushtaku. Sulme të tilla personale, jo vetëm që ofendojnë një grua të zgjedhur nga qytetarët, por godasin të gjitha gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe politike. Kjo retorikë ushqen kulturën e dhunës me bazë gjinore dhe përpiqet të ulë zërin e grave përmes turpërimit e diskriminimit. U bëjmë thirrje institucioneve, partive politike dhe shoqërisë që ta dënojnë këtë gjuhë dhe të angazhohen për një diskurs publik që respekton dinjitetin e secilit person, pa dallim gjinie”, thuhet në reagim të RrGK.