75 Mall Live Search
15:24 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / F.R

Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë më të shpejta në kontinent

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes një postimi në facebook ka dhënë një lajm i shkëlqyer për Kosovën, duke bërë të ditur se Kosova po rënditet si ndër ekonomitë më të shpejta në kontinent.

Ajeti ka njoftuar se sipas analizës së „BestBrokers“, bazuar në të dhënat e FMN-së dhe të publikuara nga revista gjermane FOCUS online, periferia e Evropës po shfaq rritje ekonomike të shpejtë.

“Lajm i shkëlqyer për Kosovën! Sipas analizës së „BestBrokers“, bazuar në të dhënat e FMN-së dhe të publikuara nga revista gjermane FOCUS online, periferia e Evropës po shfaq rritje ekonomike të shpejtë – dhe #Kosova, me një rritje reale të PBB-së prej +8,51 %, renditet ndër ekonomitë më të shpejta në kontinent. Një sinjal i fuqishëm për të ardhmen tone”, ka shkruar Ajeti./IndeksOnline/