Hargreaves pas takimit me Abdixhikun: Duhet formim i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar për takimin që zhvilloi sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në X, ai tha se me Abdixhikun diskutuan për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi që takova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes.
Diskutuam rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Shpresova që fushata zgjedhore të shkonte pa probleme me qëllim bashkëpunimin pas zgjedhjeve për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës./Indeksonline/

