75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / Z S

Nga një kodër në Peru deri te Liga e Kampionëve, historia e jashtëzakonshme e Cliver Huaman Sánchez

Cliver Huaman Sánchez, një 15-vjeçar nga jugu i Perusë me ëndrrën për t’u bërë komentator futbolli, po mahnit botën me historinë e tij frymëzuese.

I apasionuar pas sportit, ai udhëtoi plot 18 orë drejt Limës, ku transmetoi finalen e Libertadores nga maja e një kodre pranë stadiumit — thjesht që të ishte sa më afër atmosferës së madhe.

Pamjet e tij u bënë virale në rrjetet sociale dhe brenda pak ditësh ëndrra filloi t’i marrë formë: Cliver u ftua të komentonte një ndeshje të kampionatit peruan, një moment i paharrueshëm për adoleshentin që gjithçka e kishte nisur me një celular.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Falë famës së tij dhe mbështetjes masive online, Cliveri ka marrë një tjetër ftesë të jashtëzakonshme: ai do të udhëtojë javën e ardhshme për të ndjekur nga afër supersfidën Real Madrid – Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Një histori e mrekullueshme që tregon pse futbolli quhet “loja e bukur”/Indeksonline/