Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi i tij ushtarak, Roman Goffman do të marrë përsipër detyrën e kreut të Mossadit.
Goffman do të pasojë kreun aktual të shërbimit të inteligjencës së jashtme të Izraelit, David Barnea të cilit i përfundon mandati në qershor 2026.
Goffman lindi në vitin 1976 në Bjellorusi, emigroi në Izrael në moshën 14 vjeç dhe iu bashkua ushtrisë në vitin 1995, në korpusin e blinduar.
Ai u emërua në kabinetin e Netanyahut në prill 2024, pasi u plagos në luftime me Hamasin më 7 tetor 2023, ditën kur organizata islamiste palestineze nisi një sulm në Izraelin jugor.
Në atë kohë, ai ishte komandant i qendrës kombëtare të stërvitjes së këmbësorisë.
Netanyahu po zgjedh një mik tjetër ushtarak që ndan pikëpamjet e tij nacionaliste në një agjenci tjetër kyçe shtetërore.

