Arrestohet një person në Shtime, konfiskohen armë e karikator
Gjatë ditës së sotme rreth orës 17:00, në kuadër të planit operativ “Rrjeta”, një patrullë policore ka pranuar një informatë se një person dyshohej të posedonte armë ilegale.
Menjëherë pas pranimit të informatës, tre zyrtarë policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku është hasur personi Rr. B. (33 vjeç)
Personi i dyshuar është njoftuar për arsyen e kontrollit dhe ka pranuar se mbante një armë të llojit Ekol me bocë ajri, si dhe municion rruza metalike.
Gjatë bastisjes së lokalit janë konfiskuar provat si në vijim:
1 armë e llojit Ekol,
1 karikator
3 bocë ajri
295 rruza metalike, kalibër 4.5 mm.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore./Indeksonline/

