75 Mall Live Search
20:50 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / B XH

Shpallen rezultatet — Studentëve të UP-së u ndahen bursa në vlerën mbi 500 mijë euro

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më 3 dhjetor 2025 miratoi dhënien e bursave për studentë të programeve master, të doktoratës dhe atyre me nevoja të veçanta, në vlerën 532 mijë e 700 euro.

Përfitues të bursave në nivelin e studimeve master në vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 janë 685 studentë nga 13 njësi akademike të UP-së, sipas rezultateve të dala nga konkursi i datës 7 nëntor 2025.

“Bursa do të marrin edhe 54 studentë të doktoratës të katër fakulteteve nga viti akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 që kaluan procesin e selektimit në bazë të rezultateve të konkursit të shpallur po më 7 nëntor 2025”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se edhe 20 studentë me nevoja të veçanta të UP-së që studiojnë në nëntë fakultete kanë fituar të drejtën e bursës për vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25.
Edhe konkursi për këta studentë ishte shpallur në të njëjtën ditë dhe datë, si dy konkurset tjera.

“Bursat vjetore për studentët e niveleve master dhe doktoratë kanë vlerën 700 euro, ndërsa për studentët me nevoja të veçanta shuma e tyre është 500 euroë, thuhet në njoftim.

Në vegëzat në vijim mund të gjeni rezultatet e konkurseve për bursa:


Përfituesit e bursave të nivelit master 

Përfituesit e bursave të nivelit të doktoratës

Përfituesit e bursave nga studentët me nevoja të veçanta

“Edhe këtë herë, me ndarjen e bursave dhe angazhimet e përditshme mësimore e kërkimore-shkencore, Universiteti i Prishtinës e dëshmoi se, në radhë të parë, ekziston, funksionon dhe është në shërbim të studentëve të tij dhe zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1%2C39%2C3663&fbclid=IwY2xjawOexAtleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFUWm95QUhzVG50dlFRdkxMc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHpyLYhntCoQ0LhnIpdGjR_KgKS02riXDlK2_KMkzb85C9u6MUbBguT5MnrTE_aem_vHnWeh59uooNcdc-kd73eA