Prezenca e Modricit në Milan, Igli Tare: Po i ndihmon shumë Ardon Jasharit…!
Skuadra e Milanit është tejet e lumtur që në grup kanë një yll si Luka Modric.
Në një intervistë, këtë e konfirmoi drejtori sportiv, Igli Tare, shkruan Indeksonline
Tare thotë se mesfushori shqiptar dhe lojtarët tjerë, po mësojnë shumë nga Luka Modric.
“Të kesh një maestro si Luka Modric është një avantazh për çdo lojtar. Ata flasin rregullisht. Luka na përcjell sekretet e rrugëtimit të tij. Kështu që të gjithë jemi të lumtur që Ardon Jashari është rikthyer”, u shpreh Igli Tare
Ardon Jashari mbrëmë luajti 80 minuta në humbjen e “kuqezinjëve” ndaj Lazios, në Kupën e Italisë./Indeksonline/

