75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / H F

Kjo është gjendja shëndetësore e 19-vjeçarit i cili u plagos në një shkollë të Prizrenit

Në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ka ndodhur një përleshje mes disa nxënësve, ku një 19‑vjeçar është plagosur me mjet të mprehtë.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

“Sot, rreth orës 9 40, në emergjencën e spitalit të përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren është sjell një i lënduar, si pasojë e therjes me thikë. Janë bërë ekzaminimet e nevojshme radiologjike dhe analizat laboratorike. Është dhënë terapioni, pastaj në konsulltim me kirurgun kujdestar pacienti pranohet në Repartin e Kirurgjisë për trajtim të më tutjeshëm. Për momentin, sipas mjekut kujdestar kirurg, gjendja është jashtë rrezikut dhe në monitorim”, ka thënë për IndeksOnline shefi i Emergjencës, doktor Hekuran Veçgishti.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast hetimet po vazhdon Policia e Kosovës. /IndeksOnline/