Zëdhënësi i AAK-së zyrtarizohet si kandidat për deputet
Kushtrim Xhemaili, zëdhënësi i Aleancës… do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lajmin e ka dhënë kreu i partisë, Ramush Haradinaj.
“Kushtrim Xhemaili, zëdhënësi i Aleancës…, është ndër kuadrot tona më vitalë.
Edukata e tij e lartë në punë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera njerëzore e kolegiale që i mirëmban si me media ashtu edhe me publikun, janë inspirim për shumëkënd.
Nuk kishte si të mos ishte edhe këtë herë në listën e kandidatëve tanë. Duke besuar se do të vazhdojë të përcjellë pozitivitetin dhe funksionalitetin në veprim, i uroj suksese në këtë garë”, shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/

