75 Mall Live Search
22:10 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Përballja e mundshme me Kosovën në Kupën e Botës, flet trajneri i Paraguait

Selektori i Paraguajit, Gustavo Alfaro ka folur për shortin e hedhur sot, për Kupën e Botës 2026.

Ky short e ka vënë kombëtaren e tij në grup me SHBA-në, Australinë dhe me fituesin e “play-offit” C të Evropës.

Aty bën pjesë edhe Kosova, e cila në gjysmëfinale luan me Sllovakinë, dhe nëse kualifikohet, në finale luan me Turqinë ose Rumaninë.

Për shortin dhe për ekipin nga “play-offi” ka folur selektori i Paraguajit.

“Faza përgatitore do të jetë vendimtare. Play-offi po ashtu do të jetë kompleks. E dimë që ekipi që vjen nga plejofi do të jetë në nivel me SHBA-në, me ne dhe me Australinë”, ka thënë selektori i Paraguait.

Paraguaji do ta luajë ndeshjen e dytë në grup me kombëtaren që vjen nga “play-offi”.