75 Mall Live Search
22:30 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Në rast kualifikimi, ky do të jetë orari i Kosovës në Kupën e Botës

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e mundshëm të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, në rast kualifikimi.

”Dardanët” do të garonin në Grupin D, ku do të përballeshin me ShBA-të, Paraguajin dhe Austrilinë, shkruan IneksOnline.

Sipas publikimit të orareve, në rast se Kosova siguron bileten për Kampionatin Botëror, ndeshjen e parë do ta zhvilloj ndaj Australisë me datë 13 qershor, në qytetin e Vankuverit, në Kanada.

Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në qytetin e Kalifornisë, fillimisht ndaj Paraguajit me 19 qershor dhe ndeshjen e fundit ndaj ShBA-së, me 25 qershor.

Kujtojmë që Kosova ende nuk ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, pasi në muajin mars në play-off do të përballet me Sllovakinë, derisa nëse e kalon me sukses, në ndeshjen finale do të luaj me fituesin e përballjes Turqi – Rumani./IndeksOnline/