75 Mall Live Search
22:25 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / MSH1

LDK-ja në Fushë-Kosovë prezanton dy kandidatë për deputetë

Kryesia e LDK-së në Fushë-Kosovë sot ka votuar njëzëri dy kandidatët për deputet nga dega e partisë.

Zyrtarisht, Besnik Osmani dhe Majlinda Shaqiri do të jenë kandidatë në garën e 28 dhjetorit, shkruan IndeksOnline.

Përmes një njoftimi, mes të tjerash thuhet:

Besnikun e njihni të gjithë, e keni dëgjuar, e keni parë, e keni ndjekur. Njeri i urtë, i dijshëm, profesionist dhe gjithmonë i gatshëm për t’i shërbyer vendit. Mjafton në google emri i tij të kërkohet.

Majlinda, magjistër e Shkencave Filologjike, zyrtare e lartë në MAPL, gazetare dhe moderatore. Autore e disa librave poetikë dhe fituese e çmimeve letrare kombëtare e ndërkombëtare. E angazhuar në administratë publike, kulturë dhe letërsi. Grua dhe nënë e përkushtuar.

Uroj shumë suksese në këtë rrugëtim, të cilin pak kohë më parë e kalova vetë. Dalshit faqebardhë!