75 Mall Live Search
08:22 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Sot nis java e 16-të e Superligës, zhvillohen tre ndeshje interesante

Sot nis java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program janë tre ndeshje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuq, Drita do të luaj në udhëtim ndaj Dukagjinit. Skuadra nga Klina aktualisht renditet në vendin e tretë me 26 pikë, tre më shumë se Drita që ndodhet në vendin e katërt.

Ballkkani e cila është lidere e tabelës me 26 pikë, do të jetë nikoqire e Prishtinës së re, e cila renditet e fundit, me 14 pikë të grumbulluara deri më tani.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Malishevës dhe Drenicës.

Malisheva me 22 pikë renditet në vendin e pestë, derisa Drenica ka 17 pikë dhe ndodhet në vendin e tetë në tabelë./IndeksOnline/