Brazili organizon dy ndeshje miqësore në mars, parapërgatitje për Kupën e Botës
Kombëtarja e Brazilit ka organizuar dy ndeshje miqësore për muajin mars, parapërgatitje për Kupën e Botës 2026.
”Selecao” do të përballet me dy gjigantët nga Evropa, Francën dhe Kroacinë, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, ndeshjet do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Datat dhe vendndodhja e ndeshjeve miqësore do të publikohet së shpejti.
Kujtojmë që dje është hedhur shorti për Kupën e Botës 2026, ku Brazili do të jetë në Grupin C, bashkë me Marokun, Haitin dhe Skocinë./IndeksOnline/
Vem aí mais dois grandes desafios! 🇧🇷💛
— brasil (@CBF_Futebol) December 5, 2025
A Seleção Brasileira enfrenta a França e a Croácia em seus próximos amistosos.
A MESMA ENERGIA VERDE E AMARELA DE SEMPRE! 🔥 pic.twitter.com/hcKpNPvi08

