75 Mall Live Search
11:55 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Laportes i pëlqen një prej ushqimeve të preferuara të shqiptarëve

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka bërë një deklaaratë ndryshe siç jemi mësuar ta shohim, të mos flas rreth futbollit.

Ai është pyetur për ushimin e tij të preferuar, derisa i pëlqen një ushqim që shumë shqiptarë e duan.

“Më pëlqejnë vezët e skuqura dhe vezët e fërguara. Kam 9 pula dhe një gjel dhe tani duhet t’i zëvendësoj pulat sepse janë plakur.” “Kam gjithashtu pesë dhi të vogla dhe një kec. Sa i përket omëletave, do t’ju them qartë: Vezët e prodhuara nga pulat e mia janë vezët më të mira në S’Agaró. Kam fatin të kem vezët më të mira në S’Agaró.”, ka deklaruar Laporta./IndeksOnline/