75 Mall Live Search
12:39 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / L A

Lajme të mira për Barçën, rikthehen Fermin dhe De Jong

Barcelona ka marrë lajme të mira para ndeshjes ndaj Real Betisit në La Liga.

Kampioni i Spanjës, njoftoi për rikthimin e yjeve të tyre si Frenkie De Jong dhe Fermin Lopez.

Fermin, rikthehet pas një lëndimi të lehtë që e pësoi javën e kaluar ndërsa De Jong kishte pasur vetëm një grip.

Kujtojmë se ndeshja Real Betis-Barcelona, zhvillohet sonte në orën 18:30 në stadiumin “Benito Villamarin”./IndeksOnline/