Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski
Motorola ka prezantuar një version të ri të smartphone-it Edge 70, pas lansimit fillestar në tetor me tre ngjyra Pantone: Gadget gri, Lily Pad dhe Green Bronze. Këtë herë, kompania sjell një nuancë të veçantë që shënon ngjyrën Pantone të vitit 2026, e quajtur Cloud Dancer.
Kjo ngjyrë përshkruhet si “një nuancë e bardhë e ajrosur që komunikon qartësi në vend të rrëmujës, butësi në vend të spektaklit dhe prezencë në vend të presionit”. Sipas Motorolës, Cloud Dancer “vepron qetësues dhe frymëzues, si reflektim perfekt i balancës dhe sofistikimit”.
Një element unik i këtij edicioni janë kristalet Swarovski, të cilat përfaqësojnë “një detaj eterik që i lejon kreativitetit të marrë frymë dhe fokusit të thellohet, duke rikthyer qetësinë në xhepa, pëllëmbë dhe jetën digjitale”.
Smartphone-i pritet të dalë në “tregje të përzgjedhura” në mbarë botën, ndërsa çmimi dhe data e saktë e lançimit nuk janë zbuluar ende.

