75 Mall Live Search
16:41 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / G T

Max Verstappen në “pole position”, ky është skenari i finales së madhe… Kush do bëhet kampion?!

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen fitoi “pole position” për garën e nesërme në Abu Dhabi, që është e fundit e këtij sezoni.

Nga pozita e dytë dhe e tretë garën e fillojnë pilotët e McLarenit, Lando Norris dhe Oscar Piastri, shkruan Indeksonline

Image

Pikërisht janë këta tre pilotët që do luftojnë për titullin kampion, me Lando Norris që ka një përparësi më të madhe.

Indeksonline ka përgatitur skenarët e ndryshme për titullin kampion. Kush mund të bëhet “baba” i këtij sezoni në fund dhe si?!

Lando Norrik me 408 pikë aktualisht:

  • Nëse përfundon i 1-ri, 2-i ose i 3-i, është kampion i padiskutueshëm.
  • Nëse përfundon i 6-ti apo i 7-ti, bëhet kampion nëse nuk fiton Max Verstappeni.
  • Nëse përfundon i 8-ti, 9-ti apo i 10-ti, pastaj varet nga pozicionet e rivalëve të tij.

Max Verstappen me 396 pikë aktualisht:

  • Fiton garën dhe Norris përfundon i 4-ti osë më poshtë, bëhet kampion bote.
  • Nëse del i 2-ti, duhet që Norris të përfundojë më poshtë pozitës 8-të.
  • Nëse përfundon i 3-ti, duhet që Norris të përfundojë i 9-ti dhe Piastri të mos e fitoj garën.

Osar Piastri me 392 pikë aktualisht:

  • Nëse fiton garën dhe Norris përfundon i 6-ti, atëherë merr titullin kampion.
  • Nëse përfundon i 2-ti dhe Norris mbetet jashtë 10-shes dhe Verstappen më poshtë se vendi i 4-të, bëhet kampion bote.

Nesër gara për Çmimin e Madh të Abu Dhabit zhvillohet nga ora 14:00 dhe pritet të jetë një spektakël në vete./Indeksonline/