75 Mall Live Search
08:04 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / B XH

Deri në 8 gradë temperaturat sot në Kosovë

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Pritet që të ketë edhe reshje lokale shiu sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes dhe në zonat e larta malore reshje bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 10-26 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C.