Sot mbyllet java e 16-të e Superligës, në program dy ndeshje interesante
Sot mbyllet java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program janë dy ndeshje interesante, të cilat zhvillohen nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.
Në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Prishtina do të jetë nikoqire e Ferizajit.
Bardhekaltërit janë në vendin e tretë në tabelë, me 26 pikë, derisa Ferizaji renditet e nënta me 15 pikë.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes Gjilanit që renditet e shtata me 19 pikë dhe Llapit që me 20 pikë ndodhet në vendin e gjashtë./IndeksOnline/


