75 Mall Live Search
16:42 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Limaj takon kryeministrin malazez

Në Aeroportin e Prishtinës ka arritur kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Për ta pritur atë në aeroport është zv/kryeministri i vendit, Fatmir Limaj bashkë me zyrtarë të tjerë.

Brenda Aeroportit Limaj dhe Markoviq kanë zhvilluar një takim, ndërsa më pas janë nisur në drejtim të Prishtinës ku Markoviq do të takohet edhe me kryeministrin Haradinaj.

Duhet shtuar se Limaj përgjatë kohës së fundit është marrë prej afër me gjetjen e një zgjidhje të demarkacionit me Malin e Zi, çështje kjo shumë e rëndësishme për vendin që lidhet ngushtë edhe me liberalizimin e vizave./Indeksonline/