Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si një, jemi krah teje Kosovë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përcaktimit të numrit 129 me të cilin partia do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, shkroi se të renditur dhe në rresht si një, ne jemi pranë teje Kosovë.
“129 është numri i AAK-së në këto zgjedhje. Të renditur e në rresht si Një, jemi krah teje, Kosovë. Kosova na thërret! Na priftë e mbara”, shkroi i pari i AAK-së.

