75 Mall Live Search
11:51 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / Z S

Mehmet Ballazhi betohet për mandatin e dytë si kryetar i Hanit të Elezit, Shkreta kryesues!

Mehmet Ballazhi është betuar sot për mandatin e tij të dytë si kryetar i Komunës së Hanit të Elezit.

Ceremonia e betimit u mbajt në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal, ku kryetari konfirmoi angazhimin për vazhdimin e projekteve zhvillimore dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët e komunës.

Pas betimit të kryetarit, Kuvendi Komunal ka zgjedhur edhe kryesuesin e ri. Me shumicë votash, Florim Shkreta është zgjedhur kryesues i Kuvendit, i cili pritet të udhëheqë punën dhe koordinimin e këtij organi gjatë mandatit të ri katërvjeçar.