Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar, zbardhen detaje
Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.
35-vjeçari, Oklid El Ouejdi, ka dalë në dritë nga dëshmitë që kanë dhënë personat e arrestuar e marrë në pyetje deri tani.
Naldo Gjoni nga Lezha, i cili u ndalua nga policia pasi kishte përdorur makinën me te cilën u krye ekzekutimi ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se i pranishëm kur ka marrë në përdorim mjetin ishte edhe Oklid El Ouejdi.
Deri në këto momente kjo është dëshmia që ka përshirë 35-vjeçarin nga Elbasani.
Nga të dhënat, rezulton se El Ouejdi është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës për në Maqedoninë e Veriut, duke mos u arritur të ndalohej apo verifikohej nga policia kriminale e Elbasanit. Që prej ditës së vrasjes së Mondi Mëhallës, ai konsiderohet person kyç në hetime
Mondi Mëhalla, i njohur në Elbasan me nofkën “Hyka” u ekzekutua me tre plumba, në një atentat të kryer me në Elbasan, më 30 nëntor, raporton Topchanel.
Deri tani janë arrestuar tre persona:
* Nevzat Spaho – nga Prrenjasi, i dyshuar si shoferi që ndihmoi autorin të largohej nga zona e Mirakës.
* Kujtim Pisha – punonjës i pikës së karburantit, i cili është proceduar pasi nuk njoftoi policinë për informacionin që zotëronte.
* Xhino Ago, ortak në biznes me Mëhallën, i cili akuzohet se nuk kishte ndryshuar pronësinë e “Audi”-t të përdorur në krim. Ndërkohë janë shpallur në kërkim • Armando Kola (nga Laçi) dhe Marselo Arani (nga Elbasani), i cili jo vetëm është zhdukur, por ka thyer edhe masën “arrest shtëpie” që kishte për pastrim parash.
Autoritetet po punojnë për lokalizimin e tij dhe kapjen e dy të kërkuarve.

