Po shkëlqen me Barçën, Gerard Martin tregon si e thërrasin bashkëlojtarët
Gerard Martin po kalon një formë të mirë me Barçën.
Talenti i ri, në 5 ndeshjet e fundit po tregon klasin e tij në qendër të mbrojtjes.
Ai pritet të startojë edhe në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Eintracht Frankfurtit.
Martin, tregoi se bashkëlojtarët e tij po e thërrasin “Gerard Maldini”, shkaku i formës së tij dhe krahasimit me legjendën e Milanit, Paulo Maldini.
Barça, do të zhvillojë nesër ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit, me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/

