75 Mall Live Search
20:09 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / F.R

​Aksident në Besi, krijohen kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet për dëmet materiale në vetura dhe njerëz.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në këtë ask rrugor.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.