75 Mall Live Search
20:32 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / MSH1

Moska: Nuk ka perspektivë serioze për diplomacinë në Ukrainë

Ambasadori i Rusisë në OKB ka lexuar një deklaratë të gjatë mbi luftën në Ukrainë në takimin e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

Vassilli Nebenzia edhe një herë i hodhi ujë të ftohtë përpjekjeve të vazhdueshme të udhëhequra nga SHBA-të për të arritur një armëpushim sipas kushteve të pranueshme për të dyja palët.

Ai tha:“Mendoj se sot askush nuk ka dyshime se Rusia do t’i arrijë objektivat e operacionit të saj të posaçëm ushtarak… pyetja e vetme është nëse do ta bëjmë këtë ushtarakisht apo diplomatikisht? “Ne përsërisim se preferojmë kursin e dytë. Megjithatë, për shkak të veprimeve që synojnë të minojnë nga ana e skifterëve evropianë, ne nuk shohim ndonjë perspektivë serioze për këtë.”