75 Mall Live Search
07:56 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / G T

Penalltia ndaj Interit, Arne Slot: Në Premier League nuk do jepej!

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë shënoi fitore minimale 0:1 ndaj Interit, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Një penallti e dhënë, që nxiti shumë debate pas ndeshjes – ishte ajo që vulosi këtë përballje, shkruan Indeksonline

Trajneri i “The Reds”-it, Arne Slot u befasua që gjyqtari i ndeshjes dha atë 11-metërsh.

“Nëse kjo është një penallti, ne është dashur t’i kishim 10 të tilla brenda këtij sezoni. Unë mendoj se kjo penallti nuk jepet në Premier League”, u shpreh Slot

Penalltinë në gol në minutat e fundit, e shëndërroi mesfushori hungarez, Dominik Szobozslai./Indeksonline/