Podujevë: Arratiset i dyshuari që po kontrabandonte dele
Një person është arratisur dje, pasi u has nga policia duke bërë kontrabandë me kafshë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës, raporton IndeksOnline.
I dyshuari, sapo ka parë policinë, ka ikur nëpër rrugë malore.
Në qerren me të cilën po udhëtonte ishin 21 krerë delesh, të cilat i dërguan në terminal doganor.
“I dyshuari është paraqitur në polici dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar”, deklaron policia.
Rasti i cilësuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”, ka vazhduar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/

