75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / KV

Zjarri përfshin një banesë në “Bregun e Diellit”, një person merr tretman mjekësor (Video)

Një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për IndeksOnline se rasti është raportuar rreth orës 07:00, ndërsa njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informacionin për një incident me zjarr në lagjen ‘Bregu i Diellit’, ku është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë, ndërsa një person ka marrë tretman mjekësor. Hetimet lidhur me rastin janë ende në vazhdim”, tha Pllana.

Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të sqaruar shkaqet e zjarrit./IndeksOnline/